Ukrainë, mijëra protestues kundër kursit pro-rus

22/11/2013 16:20

Mijëra manifestues të revoltuar nga vendimi i Ukrainës për të refuzuar marrëveshjen e tregtisë së lirë me BE-në protestuan përpara godinave qeveritare në Kiev gjatë mbrëmjes së të enjtes dhe orëve të para të së premtes.

Heqja e barrierave doganore për mallrat ukrainase ishte kushtëzuar nga Brukseli me lirimin e ish-kryeministres së burgosur Yulia Tymoshenko.

Midis liderave të opozitës përfshihet edhe ish-kampioni i botës i peshave super të rënda në boks, Vitaly Klitscho, i cili ishte ndër politikanët që mbajtën fjalime në Sheshin e Pavarësisë në kryeqytet.

Aktivistët planifikojnë që të shndërrojnë manifestimin të përhershëm, ndërsa e krahasojnë atë me Revolucionin e Portokallinjtë të vitit 2004, të udhëhequr nga vetë Tymoshenko.

Forca të shumta policore janë vendosur përreth sheshit, ndërsa një gjykatë ka dhënë urdhër që të mos veprohet me forcë për të shpërndarë protestuesit dhe tendat e tyre.

Megjithatë, Parlamenti Ukrainas vendosi që të hidhte poshtë nënshkrimin e kësaj marrëveshje fitimprurëse, duke zgjedhur, sipas ekspertëve, një kurs pro-rus për të ardhmen.

Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych ishte thirrur nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një takim urgjent në Moskë dy ditë përpara se të debatohej në parlament marrëveshja e propozuar nga BE.

Ajo që u diskutua në Kremlin nuk u zbardh asnjëherë për media, por dihet që Moska po përpiqet të joshë Kievin që të pranojë të bëhet pjesë e një sfere të tregëtisë së lirë, që Rusia ka krijuar tashmë me Bjellorusinë dhe Kazakistanin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA