Superkupa e Italisë, fituesi merr deri në 11 milionë euro. Fitojnë edhe ata që nuk luajnë
Në krah të Cristiano Ronaldo-s dhe kundër FIFA-s ka dalë edhe Federata Portugeze e Futbollit. Presidenti i saj, Fernando Gomez deklaroi se nuk beson më tek mekanizmi i votës dhe se i gjithë procesi është i trukuar.
“Rihapja e votimit tregon faktin se njerëzit kanë nisur të mos besojnë më tek ky proces i shkatërruar që në nisje të tij”, tha Gomez.
Megjithatë, kreu i federatës portugeze tha se duhet pritur rezultati dhe nëse trofeu do t’i dorëzohet atij që e meriton vërtet, atij që është votuar më shumë.
Votimi për të zgjedhur fituesin e “Topit të Artë” u mbyll më 15 nëntor, por FIFA vendosi ta zgjasë këtë afat deri më datë 29 nëntor, edhe kjo një datë jo përfundimtare dhe procesi mund të shtyhet sërish.
Ronaldo, që së fundmi shihet si pretendenti kryesor për të fituar këtë cmim deklaroi se “Topi i Artë” nuk i intereson, ndërsa tha se nuk kishte vendosur ende nëse do të merrte pjesë në ceremoni apo do ta bojkotonte atë, si vitin e kaluar.
Vec Ronaldos, pretendentë për “Topin e Artë” janë Ribery dhe Lionel Messi, që pas katër trofeve radhazi, këtë sezon nuk shihet si favoriti kryesor.
Top Channel