Një kamera e sigurisë kapi një sulm të frikshëm me armë zjarri të ndodhur brenda një vagoni në metronë e Moskës.
Besohet se dy personat e armatosur ishin me origjinë çeçene dhe se agresioni i tyre u motivua nga urrejtja ndaj rusëve etnikë.
Dy agresorët shfaqen duke qëndruar të ulur në kabinë, deri kur më i moshuari prej tyre sinjalizon më të riun dhe nis një zënkë, gjatë të cilës një person i rastësishëm qëllohet në kokë dhe tjetri në pjesën abdominale.
Video tregon më pas se si të tmerruar udhëtarët vrapojnë drejt fundit të vagonit, ndërsa agresorët i mbajnë nën kërcënimin e armës deri në mbërritjen në stacionin më të afërt, nga ku mundën të largoheshin.
Ndërsa i plagosuri në kokë bie në tokë përtej objektivit të kamerës, i plagosuri në stomak vazhdon të qëndrojë në këmbë, teksa nje njelloje gjaku krijohet prane tij.
Pas ndalimit të trenit dhe largimit të terroristëve u bë e mundur që të dy të plagosurit të dërgoheshin në spital dhe të dy arritën të mbijetonin, ndonëse i plagosuri në kokë u konsiderua fillimisht në gjendje kritike për jetën.
Sulmi në metro u verifikua në datën 17 Nëntor dhe për të u fol gjerësisht në mediat ruse, por publikimi i videos u realizua vetëm të premten prej autoriteteve, me besimin që kjo do të lehtësojë arrestimin e dy separatisteve çeçene.
Top Channel