Shah, Magnus Carlsen kampion bote

22/11/2013 00:00

22-vjeçari Magnus Carlsen është kampioni i ri i botës në shah, pas rrëzimit nga froni të indianit Viswanathan Anand.

Ndeshja e 12 dhe e fundit e finales së madhe të shahut, mes 22-vjeçarit dhe kampionit në fuqi të botës, 43-vjeçarit Anand përfundoi në barazim.

Pas këtij barazimi, talenti norvegjez i shahut u shpall kampion bote duke fituar ndaj Anand me pikë 6.5 me 3.5.

Pas kësaj fitoreje, Carlsen siguron rekordin e të gjitha kohërave në renditjen e FIDE-s dhe shahisti i dytë më i ri në histori që shpallet kampion bote.

Fituesi më i ri i botërorit të shahut mbetet rusi Anatoly Karpov, që për 13 vjet mbeti i pamposhtur në këtë sport.

Turneu për titullin kampion bote në shah u zhvillua në Chennai të Indisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB