I kërkoi të punonte orë shtesë, e drogoi dhe më pas e përdhunoi punonjësen e tij 24-vjeçare/ Bie në pranga pronari, detajet tronditëse që… Për herë të parë Kina kreu me sukses testin e pare të avionit pa pilot. I
cilësuar nga media “Shpata e Mprehte”, avioni kreu fluturimin për 20
minuta në Chengdu.
Kina prej kohesh po punon për të krijuar avionin e padallueshem nga radaret, përfshirë edhe avionet ushtarake Xhej-20 dhe Xhej-31. Në muajin shtator, një avion pa pilot fluturoi shumë pranë nje grupi ishujsh në Detin e Kines Lindore dhe kjo ngjalli jo pak tension me Japonine, vend qe pretendon se është një pjesë territoriale që i përket asaj.
Pas këtij incidenti, Japonia deklaroi se do te godase avionin pa pilot te cilet hyjnë në hapsiren ajrore te Japonise. Ministria Kineze e Mbrojtjes tha se çdo perpjekje nga Japonia për ta bërë një gjë të tillë do të konsiderohet “një akt lufte”. Gazeta shteterore kineze “Chajna Deili” shkruante te premten se “fluturimi i suksesshem ka ngushtuar hendekun me vendet perendimore”.
Korrespondenti i BBC-se për Mbrojtjen, Xhonatan Markus tha se Kina po i bashkohet një klubi te vogël që përfshin Shtetet e Bashkuara, Izraelin, Francën dhe Britaninë e Madhe të cilët po përpiqen te tejkalojnë kufijte për UAV-te, sic njihet ndryshe teknologjia e mjeteve fluturuese pa pilot.
Lajmi vjen pikërisht në kohën kur Kina po investon tek ushtria e saj, fakt qe ka bërë jo pak nervoze fqinjet e saj.
Top Channel