Aksioni kombëtar i pastrimit

22/11/2013 00:00

Dita e sotme do të mbledhë qytetare vullnetare nga e gjithë Shqipëria,
në aksionin kombëtar të pastrimit, një aksion praktik sensibilizues për
një Shqipëri më të pastër.

Gjate gjithe dites se sotme, qytetare te ndryshem ne te gjithe vendin do te ndihmojne ne pastrimin e mbetjeve ne hapesirat publike ne kete nisme te quajtur “Te pastrojme Shqiperine ne nje dite”.

Rreth 100 mijë aktivistë, vullnetarë, ekologjistë pritet të pastrojnë të gjitha zonat e papastra në vend  dhe bëhet fjalë për të gjitha ato zona të cilat nuk paraqesin rrezikshmëri dhe ku pastrimi mund të kryhet në kushte të thjeshta.

Një autobus me 40 vullnetarë, i quajtur ndryshe ‘Green Bus’, për dy javë me radhë ka shëtitur në zonat turistike dhe janë evidentuar problematikat nga terreni.

Projekti “Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë” është iniciuar nga Shoqëria Civile dhe mbështetet e përkrahet nga Qeveria e Shqipërisë dhe një sërë organizmash ndërkombëtare.

Top Channel