Superkupa e Italisë, fituesi merr deri në 11 milionë euro. Fitojnë edhe ata që nuk luajnë
Mark Webber është gati për të nisur një aventurë të re në Porsche Cup dhe në Brazil përshëndet për herë të fundit Formulën 1.
“Po e pres me padurim garën e së dielës. Shumë gjëra do të ndryshojnë për mua edhe pse tani nuk ndjej asgjë të veçantë. Dua që në Interlagos të marr një rezultat të mirë dhe më pas të shoh përpara, drejt sfidave të reja. Mendoj se është e drejtë të tërhiqem nga Formula 1 në kohën që jam në maja të larta”, tha piloti i Red Bullit, i cili vitin tjetër do të zëvendësohet nga Daniel Ricciardo.
Webber bëri edhe një përmbledhje të shpejtë të karrierës së tij: “Vlerësimet le t’i bëjnë të tjerët. Një pilot vlerësohet nga rezultatet, si i ka arritur këto rezultate dhe sa ka qëndruar në Formulën 1. Nuk e di çfarë note t’i jap vetes. Nënta më duket e lartë, por jam i kënaqur me atë që kam bërë. Kurrë nuk do e besoja që do të ngjitesha 40 herë në podium.”
Australiani Mark Webber ka fituar 9 gara dhe 13 pole position në Formulën 1.
Top Channel