Uruguaji pret biletën e fundit për “Brazil 2014”

21/11/2013 00:00

Uruguaji është kombëtarja e fundit që i bashkohet 31 përfaqësueseve tashmë të kualifikuara për në Botërorin e Brazilit. Amerikano-latinëve i mjaftoi një barazim 0-0 në ndeshjen e kthimit ndaj Jordanisë për të prerë biletën e fundit për në Rio.

Në ndeshjen e parë, Cavani me shokë kishin shkatërruar kundërshtarin modest me rezultatin 5-0 dhe tashmë do të jenë kokë grupi në shortin e Kupës së Botës.

Ja të gjitha kombëtaret e kualifikuara:

Vazo 1 –  Brazili, Spanja, Gjermania, Argjentina, Kolumbia, Belgjika, Zvicra dhe Uruguaj

Vazo 2 – Holanda, Italia, Anglia, Portugalia, Greqia, Bosnja, Kroacia dhe Rusia

Vazo 3 – Kili, Bregu i Fildishtë, Franca, Ekuadori, Gana, Algjeria, Nigeria dhe Kameruni

Vazo 4 – SHBA, Meksika, Kosta Rika, Hondurasi, Japonia, Irani, Korea e Jugut dhe Australia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB