Totti, apel për Filipinet

21/11/2013 00:00

Francesco Totti, këtë herë në cilësinë e ambasadorit të UNICEF-it, ka
bërë një apel përmes një video-mesazhi për emergjencën në ishujt
Filipine.

“Në Filipine është përplasur tajfuni më i fuqishëm i regjistruar ndonjëherë në botë. Miliona persona janë prekur nga katastrofa dhe shumë prej tyre janë fëmijë”, thotë kapiteni në mesazh, ku fton që të veprohet me shpejtësi.

“UNICEF dhe World Food Programme po i përgjigjen emergjencës duke shpërndarë ndihmat e nevojës së parë. Por duhet vepruar me shpejtësi, fëmijët e Filipineve dhe familjet e tyre kanë nevojë për ne tani”, vijon më tej kapiteni i Romës.

Numri i viktimave nga tajfuni “Haiyan” në qytetin bregdetar të shkatëruar të Taklobanit, në Filipine, ka arritur tashmë në 4000 njësi, bëri të ditur javën e kaluar bordi informues në Bashkinë e qytetit, pothuajse dyfishi i numrit të të vdekurve të dhënë nga qeveria në Manila.

Po javën e kaluar, organizatat humanitare nga e gjitha bota nisën betejën me kohën në zonat e shkatërruara nga tajfuni, për shpërndarjen e ndihmave për miliona njerëz që në nevojë urgjente.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB