Superkupa e Italisë, fituesi merr deri në 11 milionë euro. Fitojnë edhe ata që nuk luajnë
Afati për caktimin e fituesit të ardhshëm të Topit të Artë, që fillimisht skadoi më 15 nëntor, është rihapur deri më 29 nëntor. Lajmin e ka konfirmuar një zëdhënës i FIFA-s.
Për më tepër, votat e shprehura deri tani do të mund të modifikohen. Motivacioni zyrtar është se shumë preferenca nuk kanë mbërritur ende.
Por është e vështirë të mendosh se nuk ka ndikuar tripleta e shënuar të martën nga Cristiano Ronaldo. Tre gola, që bashkë me atë në ndeshjen e vajtjes, bënë që Portugalia të eleminonte Suedinë nga Botërori i vitit të ardhshëm.
Përfshirja në votime e ndeshjeve të playoff-it do të favorizojë patjetër asin e Real Madrid. Favoritët e tjerë janë francezi Franck Ribery nga Bayern, suedezi Zlatan Ibrahimoviç nga Paris SG dhe argjentinasi Lionel Messi nga Barcelona, fitues i katër edicioneve të fundit.
Portugezi e ka fituar njëherë topin e artë në vitin 2008, para se të vinte seria e Messit. Por tre golat kundër Suedisë ditën e djeshme rrisin mundësitë që Ronaldo të bëjë dopietë.
Top Channel