Përgjimet, Britania lejoi SHBA

21/11/2013 00:00

Britania e Madhe lejoi Agjencinë amerikane të Sigurisë Kombëtare që të
zotëronte numrat e telefonave dhe adresat e postës elektronike të
shtetasve britanikë nga viti 2007.

Kanali televiziv “Channel 4” dhe gazeta “The Guardian” deklarojnë se rregullat ekzistuese u modifikuan në vitin 2007 për t’i lejuar Shteteve të Bashkuara të ruanin informacionet e shkëmbyera mbi britanikët që nuk dyshoheshin për aktivitete kriminale.

Lajmet e dy organeve mediatike bazohen në dokumenta të publikuara nga ish-kontraktori i NSA-së, Edward Snowden. Ministria e Jashtme britanike ka reaguar duke thënë se nuk komenton të tilla “spekullime”.

Në bazë të marrëveshjes 7-dekadëshe mes SHBA dhe Britanisë për ndarjen e informacioneve sekrete, agjencitë inteligjente të dy vendeve nuk lejohen të mbledhin informacione mbi njëra-tjetrën pa pasur leje.

Përpara vitit 2007, nëse Shtetet e Bashkuara në një nga operacionet e tyre kishin arritur në një numër telefoni britanik apo një adres poste elektronike, nuk do të kishin pasur mundësi për t’i mbajtur këto të dhëna.

Por sipas dokumenteve, pasi rregullat ndryshuan, Amerika u lejua të mbante ato të dhëna për t’i analizuar për qëllimin e vetëm të “kontaktit zinxhir”. Kjo do të thotë se ka mundësinë për të parë lidhjet mes numrave të ndryshëm telefonikë ose adresave të postës elektronike.

Gazetari i BBC për sigurinë, Gordon Corera deklaroi se nuk është e njëjta gjë, sikur të lexosh email-et apo të dëgjosh telefonatat, të cilat ende kërkojnë një mandat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB