Ngërçi francez kërcënon Eurozonën

21/11/2013 20:30

Një ngadalësim i rrezikshëm i ekonomisë franceze rikthen frikën mbi rikuperimin e Eurozonës në tërësi, raportoi të enjten “Reuters”.

Mundësia e rënies në recesion e ekonomisë së dytë më të madhe të Europës është një eventualitet shqetësues për ekspertët, ndërsa të dhënat e publikuara të enjten konfirmuan parashikimet negative.

Indeksi i rritjes industriale franceze për muajin Nëntor u vlerësua nga kompania e specializuar “Markit” me 47,8, nga 49,1 që ishte një muaj më parë.

Indeksi 50 tregon gjendjen e vendnumërosë, ndërsa një tregues më i ulët shpreh recesionin.

Pritet që këto të dhëna të ndikojnë në një rritje më të ulët ekonomike se sa pritshmëritë gjatë 2013-s, ndërsa Parisi zyrtar është gjithashtu i përfshirë në një sfidë të vështirë për reduktimin e defiçitit buxhetor dhe borxhit kombëtar.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, u zgjodh një vit më parë me premtimin për të vënë rritjen si një objektiv përpara shkurtimeve dhe me premtimin e një reforme për rritjen e taksave për të pasurit, por deri më tani, këto reforma nuk janë zbatuar ende plotësisht.

Top Channel