FOTO/ Vapa ekstreme në Britani, Mbreti Charles freskohet me ventilator gjatë një eventi në St James’s Palace
Në vitin 1999, kur mori pjesë në Miss Italia, mendonte se kjo garë do të ishte trampolina e saj drejt një karriere të shkëlqyer në botën e spektaklit.
Ishte 17 vjeç dhe Samantha Scarlino, nga një lokalitet në rajonin e Pulias, ëndërronte të fitonte titullin e bukuroshes, por atë vit konkursi u fitua nga një vajzë tjetër.
Megjithatë, ajo nuk u dorëzua. E bukur dhe premtuese, në një nga intervistat e fundit nuk e kishte fshehur dëshirën e saj: “Dua të jem protagoniste në një film të bukur”.

Por ëndrra e saj tani rrezikon të zhduket tërësisht, pasi prej dy ditësh Samantha, që sot është 32 vjeç, është mbyllur në një qeli në burgun e Milanos.
Agjentët e Kuesturës së qytetit të Komos, në veri të çizmes, e arrestuan për trafik ndërkombëtar droge, në kuadër të një hetimi mbi narkotrafikun nga Amerika e Jugut.

Në operacionin e policisë së Milanos, i koduar me emrin “X-Five 2010”, u përfshinë 22 korrierë ndërkombëtarë droge.
Sipas hetuesve italianë, aktorja ka shkuar disa herë personalisht në Peru për t’i çuar paratë shefit të organizatës së narkotrafikut, një 60-vjeçar milanez që është shpallur në kërkim nga autoritetet.
Hetuesit thanë gjithashtu se grupi kishte futur në Itali mbi 500 kilogramë kokainë, e cila shpërndahej edhe në vende të tjera si Belgjikë, Holandë, Spanjë dhe Francë.
Top Channel