Lexuesit e ‘L’Equipe’: Ribery, jo favorit për Topin e Artë

21/11/2013 00:00

Cristiano Ronaldo është favoriti i madh për fitimin e Topit të Artë FIFA. Kjo, sipas lexuesve të francezes ‘L’Equipe’, revista që jep këtë çmim së bashku me organizmin më të lartë të futbollit botëror.

Në sondazhin e publikuar online të ‘L’Equipe’, u pyetën lexuesit nëse e konsideronin favorit Frank Ribery-në për të fituar Topin e Artë dhe 76% mendojnë se jo.

Vetëm 21% e shohin francezin e Bayern Munchen favorit edhe pse ky i fundit ka fituar Ligën e Kampioneve, Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë me klubin bavarez gjatë sezonit të kaluar.

Në të njëjtën kohë, edhe ‘La Gazzetta dello Sport’ mbështet fuqishëm portugezin Cristiano Ronaldo për këtë çmim. Në faqe të parë, gazeta italiane sportive shkruan “E meriton ai!” duke iu referuar lojtarit të Realit.

Nuk diskutohet që edhe Spanja së bashku me Portugalinë mbështesin Cristianon. E habitshme është që vetë francezët nuk e konsiderojnë favorit bashkëkombasin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB