Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
3 persona janë qëlluar për vdekje dhe 2 të tjerë janë plagosur në një breshëri të shtënash me armë pranë Houston-it, mbrëmjen e së mërkurës, bën të ditur Departamenti lokal i Sherifëve.
Policët thonë se një i dyshuar, mashkull, është arratisur pas hapi zjarr brenda kompleksit të apartamenteve “Sunbury Downs”, rreth 25 milje në veri-perëndim të Houston-it, rreth orës 16:30 me orën lokale.
Dy burra dhe një grua kanë vdekur, ndërkohë që të plagosurit janë një mashkull e një femër, të cilët janë dërguar me helikopter në spitalin më të afërt. Ende nuk është e qartë se cila është gjendja shëndetësore e tyre.
Një ngjarje e njëjtë, të shtëna pranë Cypress vetëm 10 ditë më parë, përfundoi me 2 të vdekur dhe të paktën 20 të plagosur në Teksas të SHBA-ve. Një adoleshent u arrestua pas asaj ngjarjeje dhe u akuzua formalisht për të shtënat.
Top Channel