Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, sinjalizoi për vendosjen e mundshme të një page minimale nëpërmjet një ligji të cilin ajo fillimisht e ka kundërshtuar.
Vendosja e pagës minimale ishte një prej argumentave kryesorë të mospërputhjes në fushatën e fundit elektorale dhe Kancelarja e kundërshtoi vazhdimisht këtë argument, me bindjen që do të dëmtonte konkurrencën e lirë.
Megjithatë, duke folur në një takim me lidera të biznesit, Merkel la të nënkuptohej se do të jetë i detyruar të tolerojë tek çështja e pagës, pasi social-demokratët, rivalët kryesorë të fushatës nuk do të pranonin të bëheshin pjesë e një koalicioni qeverisës pa këtë kusht.
“Social-Demokraët nuk pranojnë që të mbyllin negociatat për qeverinë e re pa pagën minimale”, deklaroi Merkel përpara një takimi biznesi.
Negociatat për formimin e një qeverie të re vazhdojnë që prej muajit Shtator midis dy partive dhe pas refuzimit të të Gjelbërve për të hyrë në një koalicion, Social-Demokratët janë e vetmja alternativë e mbetur për CDU-në e Merkelit.
Top Channel