Francë, arrest agresorit Abdelhakim Dekhar

21/11/2013 00:00

Autoritetet franceze kanë bërë të ditur edhe emrin e të dyshuarit të arrestuar, për shkak të të shtënave me armë në Paris. Bëhet fjalë për Abdelhakim Dekhar.

Ai është dërguar në paraburgim rreth orës 18:00 (19:00) teksa u arrestua në një mjet të parkuar në Bois-Colombes, në veri-perëndim të Parisit.

Autoritetet thanë se Dekhar ishte burgosur në 1998 për rolin e tij në një varg të shtënash fatale në Paris. Të premten, i armatosuri kërcënoi kanalin televiziv “Paris TV” dhe të hënën sulmoi zyrat e një gazete si dhe bankën “HQ”.

Prokurorët thanë gjatë mbrëmjes së të mërkurës, se mostrat e ADN-së së Dekhar përputhen me ato të marra nga skenat e krimit.

Ata thanë gjithashtu se ai nuk është ende i gatshëm të merret në pyetje dhe leximi i të drejtave të tij është shtyrë për një afat të dytë.

Dekhar u arrestua në një automjet të parkuar në parkingun e nëndheshëm, pas njoftimit të një personi nga publiku.

Zyrtari i unionit të Policisë, Christophe Crepin, tha: “Kolegët e mi vunë re se ai nuk ishte shumë i shpejtë. Ata konkluduan se ai kishte marrë ilaçe, sepse gjetën kapsula në vendin e arrestimit”.

Disa burime mediatike kanë sugjeruar se ai mund të kishte tentuar vetëvrasjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB