Superkupa e Italisë, fituesi merr deri në 11 milionë euro. Fitojnë edhe ata që nuk luajnë
Fernando Alonso e ka të qartë misionin e tij për garën e fundit të kampionatit të Formulës 1, Cmimin e Madh të Brazilit: “Do të ndihmoj me sa të kem mudësi Felipen (Massa) në mënyrë që të ndahet nga Ferrari ashtu siç e meriton.”
Piloti spanjoll i skuderisë italiane shprehet se kësaj radhe gara e Interlagosit do të vijë më e qetë pasi gjithçka është zgjidhur tashmë prej kohësh: “Gjithmonë kam qenë i stresuar para Brazilit, por kësaj radhe gjërat janë të qeta. Kampionati është zgjidhur dhe ngelet vetëm vendi i dytë për Konstruktorë. Shpresojmë që vitin e ardhshëm të luftojmë me Vettel dhe Red Bull në Interlagos për titullin kampion.”
Alonso pati fjalë të mira edhe për Mark Webber (Red Bull), i cili në Brazil do të garojë për herë të fundit në Formula 1: “Gjithmonë ka qenë i ndershëm. Kur thotë diçka, e bën. Kurrë nuk kam pasur me të asnjë problem në pistë dhe mendoj se po largohet një pilot i madh. Do të më mungojë shumë.”
Top Channel