Bieber: Marr këshilla nga Will Smith

21/11/2013 18:40

Ndonëse vetëm 19 vjeç, Justin Bieber ka miliona fansa në të gjithë botën dhe suksesi i tij e shpërbleu me 80 milionë dollarë fitime në vetëm gjashtë muajt e parë të 2013-s.

Megjithatë, pas këtij suksesi të paprecedent, fshihet një tjetër emër i madh i botës së “show-bizz”, Will Smith.

Në një intervistë për “Hollywood Reporter”, vetë i idhulli i adoleshentëve zbuloi se shkëmben telefonata të përjavshme me Smith, me të cilin këshillohen mbi çështje të ndryshme që lidhen me karrierën apo problemet e tij shpirtërore.

Bieber zbuloi se gjithashtu ka pasur telefonata në të cilat ka kërkuar këshilla edhe prej ikonave të tjera të televizionit apo kinematografisë, si Oprah Winfrey apo Mark Wahlberg.

Top Channel