Sardenja pas ciklonit

20/11/2013 00:00

Një ditë pas ciklonit që shkaktoi përmbytje të mëdha, në ishullin e
Sardenjës po vazhdon puna e forcave të shpëtimit në ndihmë të popullatës
se goditur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Eshtë punuar gjithë natën për heqjen e ujërave nga rrugët e banesat, për sistemimin e 2700 të prastrehëve dhe për organizimin e ndihmave. Në ishull shkoi edhe Kryeministri Enrico Letta, i cili garantoi mbështetjen dhe ndihmën maksimale nga ana e shtetit. Ai u shpreh banorët duhet të ndjejnë afërsinë e shtetit në një ngjarje e tillë me përmasa të jashtëzakonshme.

Solidatitet edhe nga Papa Francesco i cili përveç lutjes për viktimat, kërkoi ndihmën e nevojshme për të përballuar këtë çast të vështirë. Edh Bashkimi Europian, nëpërmjet komisionerit për çështjet rajonale shpehu gadishmërinë për të shqyrtuar kërkesat për ndihmë që mund të mbërrijnë nga ItaliaReshjet e mëdha që përfshinë Sardegnën shkaktuan 16 viktima dhe ndërkohë po kërkohen ende persona të zhdukur.

Dëmet materiale janë të pallogaritshme dhe kanë prekur shumicën e zonave të ishullit. Rreziku tani vjen nga një tjetër valë moti i keq dhe reshjesh që parashikohet për 24-30 orët e ardhshme dhe jo vetëm në Sardenja, por edhe në zonat jugorë të Kalabrisë dhe Pulias. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB