Superkupa e Italisë, fituesi merr deri në 11 milionë euro. Fitojnë edhe ata që nuk luajnë
Me tre golat e shënuar mbrëmë ndaj Suedisë dhe sigurimit të biletës për në finalet e Botërorit Brazil 2014, Cristiano Ronaldo i afrohet akoma më shumë Topit të Artë.
Asi portugez ishte vendimtar duke marrë kombëtaren e tij përdore në rrugën e kualifikimit në fitoren me rezultatin e përgjithshëm 4-2. Në dy takime, 4 gola, s’janë pak shto këtu edhe 3-golëshin e pestë të shënuar në këtë sezon. Të gjitha këto kanë bërë që të shtohen gjithnjë e më shumë zërat se Ronaldo meriton Topin e Artë.
Megjithatë, që të arrijë deri tek trofeu duhet të mposhtë konkurencën. I pari është Ribery. Mesfushori francez i Bajernit zhvilloi një sezon perfekt vitin e kaluar, ku ishte ndër lojtarët kyç në fitoren e kampionatit dhe Ligës së Kampioneve nga ana e Bajernit.
Konkurenti i dytë është i zakonshme, Lionel Messi. Argjentinasi që ka monopolizuar këtë cmim për katër vite me radhë nuk është në ditët e tij më të mira, kjo falë edhe dëmtimeve të shumta, i fundit prej të cilëve do ta mbajë larg deri në fillim të 2014-ës.
Top Channel