Superkupa e Italisë, fituesi merr deri në 11 milionë euro. Fitojnë edhe ata që nuk luajnë
Milani i së ardhmes po merr formë. Është një projekt që do të nisë në fund të sezonit, që sigurisht do të shmangë shpenzimet faraonike për blerjen e lojtarëve dhe do të ruajë racionaliteti aktual në shpenzimet në buxhet, por megjithatë do të jetë ndryshe, të paktën tek drejtuesit.
Gjithmonë e më shumë së fundmi po flitet për skuadrën e Barbara Berlusconi-t. Vajza e presidentit aktual kërkon rinovimin e drejtuesve të klubit dhe rikthimin në “shtëpi” të disa prej emrave legjendarë të kuqezinjëve.
Mes emrave të përfolur për drejtorë teknikë janë Paolo Maldini dhe Demetrio Albertini. I dyti shihet më i favorizuar se sa mbrojtësi legjendar i Milanit në këtë post…të paktën për momentin.
Ndërkohë si pasardhës të Adriano Galliani-t qarkullojnë dy emra, Claudio Fanucci ose Michele Uva. Që të dy janë emra të njohur në menaxhimin e klubeve italiane, madje dhe të lidhur bashkë. Kjo ka bërë që në mediat italiane të qarkullojnë zërat edhe për një administrim “me dy koka”, dmth që të dy të jenë administratorë të Milanit.
Sa për lojtarët në fushë, e sigurtë është që situata aktuale e financave nuk ua lejon shpenzimet marramendase, ndaj do të vazhdohet me politikat e kursimit që favorizojnë hedhjen në skuadrën e parë të disa emrave nga akademia. Megjithatë, për këtë duhet pritur deri në emërimin e drejtuesve të rinj…nëse
Top Channel