Mashtrimi me akcizën e naftës

20/11/2013 00:00

Drejtoria e Përgjithshme e Doganës njoftoi se kompania kanadeze ‘Bankers
Petroleum’, e cila ka me koncesion fushën e Patos-Marinzës, ka shkelur
ligjin për akcizën duke i fshehur shtetit një detyrim prej 23.2 milionë
lekësh.

Strukturat e Departamentit të Akcizës kanë konstatuar gjatë një kontrolli se kjo kompani ka përdorur 627 mijë e 505 litra karburant D1 për qëllime të ndryshme nga ai, për të cilin produkti është përjashtuar nga detyrimi i akcizës pa e deklaruar atë.

Sipas doganës përmes këtij veprimi të jashtëligjshëm, “Bankers Petroleum” ka shmangur detyrimin e akcizës në shumën 23.2 milionë lekë. Për këtë shkelje, ky subjekt është penalizuar edhe me 46.4 milionë lekësh të tjera gjobë duke e cuar detyrimin total që kompania duhet t’i paguajë shtetit në rreth 69.6 milionë lekë ose 696 mijë dollarë.

Nderkohe burime prane Doganes thone se ne kete institucion ne date 19 korrik eshte çuar kerkesa e Agjensise se Burimeve Natyrore per te lejuar kompanine “Bankers” te importonte per nje vit, nga shtatori 2013 ne shtator 2013, 124 mije ton gazoil dhe 15 mije ton diesel. Kerkesa nga “Bankers” per AKBN ishte bere vetem ne daten 18 korrik. Duket se kjo eshte nafta qe importohet te cilen doganat po e kontrollojne dhe gjeten shkelje dhe gjobiten kompanine e cila detyrohet te shlyeje 69.6 milone leke.

“Bankers Petroleum” kundërshton Doganat
Disponojmë autorizimet e institucioneve shtetërore

Pas njoftimit të Doganave reagoi edhe “Bankers Petroleum” përmes një njoftimi për shtyp. “Çdo vendim i administratës doganore lidhur me pretendimin në fjalë është në kundërshtim flagrant me legjislacionin shqiptar, dokumentacionin dhe faktet”, thuhet në njoftim.

“Bankers” për rastin e pretenduar thotë se, disponon të gjitha autorizimet e lëshuara nga institucionet shtetërore, përfshirë edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave për përjashtimin e këtij lloji karburanti nga pagesa e akcizës.

“Këtë të drejtë e garantojnë ligjet, marrëveshja konçesionare, aktet nënligjore dhe vendimet e formës së prerë të gjykatave dhe ne do t‘i drejtohemi gjykatës”, thotë “BP” në njoftimin e saj. 

Top Channel