“Na ktheni stolitë tona, ka ende kohë”, Konti i Parisit thirrje publike grabitësve të Luvrit: Ato janë pjesë e shpirtit të Francës Shefi i ekzekutivit izraelit Benjamin Netanjahu edhe një herë paralajmëroi fuqitë botërore të mos bisedojnë me Iranin një marrëveshje që do të anashkalonte angazhimin e tij për të braktisur programin bërthamor.
Përfaqësuesit e Republikës Islamike do të takohen të mërkurën në Gjenevë me delegacione të 6 fuqive botërore për një raund të tretë bisedimesh brenda një muaji. Netanjahu i kërkoi perëndimit të mos e zbusë qëndrimin ndaj Teheranit.
“Do të jetë një gabim i rëndë përsëritja e skenarit të Koresë së Veriut me një tjetër shoqëri të mbyllur, dogmatike të ngurtë dhe agresive. Do të ishte një gafë e madhe kapitullimi përballë Iranit. Në vend që t’i dorëzohen ofensivës së tyre joshëse, duhet t’i dorëzohen presionit për t’i detyruar të heqin dorë nga ambiciet bërthamore”, tha Netanjahu.
Këndvështrimin e tij e mbështeti edhe presidenti francez, Hollande, i cili është duke vizituar shtetin hebre. Franca është pozicionuar kundër zbutjes së toneve me Teheranin dhe kjo e ka ndihmuar të forcojë lidhjet me armiqtë e regjimit të Ajatollahëve në Izrael dhe në vendet e Gjirit.
Megjithatë, në fjalimin para Knesetit, Hollande i shigjetoi edhe izraelitët duke thënë se paqja do të jetë fitorja e tyre më e madhe teksa përsëriste njëkohësisht kërkesën për pezullimin e ndërtimeve të paligjshme në territoret palestineze.
Zgjidhja e vetme për Lindjen e Mesme janë dy shtete të pavarura, të cilat do të ndajnë Jeruzalemin si kryeqytet. ‘Status quo’-ja nuk mund të vazhdojë, u shpreh shefi i Elizesë.
Hollande pati më herët edhe një ndalesë në Ramallah e vuri një kurorë me lule në varrin e liderit të vdekur palestinez, Jasser Arafat.
Ndërkohë, ajo që është spekuluar prej një kohe të gjatë, tashmë është bërë publike: Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë ndryshime të theksuara në mënyrën se si do të veprojnë në lidhje me ambiciet bërthamore të Iranit.
Top Channel