Superkupa e Italisë, fituesi merr deri në 11 milionë euro. Fitojnë edhe ata që nuk luajnë
Nënkampion i Formulës 1 duke pilotuar njëvendëshen e katërt më të shpejtë të kampionatit. Kjo mund të jetë një përmbledhje e shpejtë e sezonit të Fernando Alonsos me Ferrarin e këtij viti dhe në skuderinë italiane janë të ndërgjegjshëm për këtë, duke filluar nga presidenti Montezemolo.
Në deklarata për CNN, Montezemolo tha: “Alonso është një pilot shumë i mirë dhe unë i vë notën 8 për këtë sezon. Në garë është fantastik. E kupton se kur duhet të sulmojë e kur duhet të qetësohet për të ruajtur gomat.”
Pikërisht në lidhje me gomat, presidenti i Ferrarit kujtoi edhe një herë tjetër problemet që i shkaktoi skuderisë italiane modifikimi i gomave në mes të sezonit: “Ne paguam një çmim shumë të lartë. Nuk më pëlqen të gjej justifikime, kështu që mbetem i kënaqur me rendimentin që treguam në garat e para.”
Duke folur për të ardhmen, Montezemolo shpreson që viti 2014 të jetë më i mirë: “E përshëndes ndryshimin e rregullave pasi gjithmonë e kam thënë që nuk duam një Formula 1 ku aerodinamika të ndikojë 90% të performancës së njëvendëshes. Ne nuk prodhojmë avionë apo satelitë, por makina. Motori, marshet dhe aspekte të këtij tipi duhet të jenë kryesore pasi eksperienca jonë në Formula 1 duhet të kalojë tek automjetet e rrugës.”
Top Channel