Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Të paktën 10 ushtarë u vranë nga shpërthimi i një bombe në afërsi të qytetit El-Arish në gadishullin e Sinait në Egjipt.
Mediat egjiptiane raportojnë se ushtarët ishin pjesë e një autokolone me trupa që po lëvizte në zonën e Kharubas.
Dhjetra ushtarë të tjerë mbetën të plagosur, ndërkohë që autoritetet vendase thonë se numri i viktimave pritet të rritet.
Sulmi ndaj forcave të sigurisë në Sinai është rritur ndjeshëm që prej rrëzimit të presidentit Mohamed Morsi më 3 korrik.
Për momentin asnjë grup s’ka marrë përsipër autorësinë e sulmit. Gadishulli njihet si një ndër zonat më të paqëndrueshme në Egjipt që prej rrëzimit të regjimit të ish-presidentit Hosni Mubarak në shkurt të 2011-ës.
Aktiviteti i grupeve ekstremiste islamike është rritur në këtë zonë, që shfrytëzohet prej tyre për kontrabandë drejt Izraelit dhe territoreve palestineze, por edhe si zonë trafiku qëniesh njerëzore drejt të emigrantëve nga Afrika.
Në shtator, forcat e ushtrisë ndërmorën një operacion të gjërë kundër këtyre grupeve dhe që prej asaj kohe janë bërë shënjestër e sulmeve terroriste që kanë lënë të paktën 100 ushtarë të vdekur në më pak se 3 muaj.
Top Channel