Të paktën 1 person ka humbur jetën, kur policia egjiptiane ka mësyrë trazirat në sheshin Tahrir të Kajros, për të shpërndarë protestuesit që godisnin me gurë, ka bërë të ditur një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë.
Policia, të martën, e mbështetur nga mjete të rënda, hodhi gaz lotsjellës dhe qëlloi me armë pas përplasjeve në shesh, për të shpërndarë protestuesit, që u mblodhën për të shënuar përvjetorin e demonstratave të përgjakshme të vitit 2011.
Një person është vrarë, kur u qëllua me saçma gjatë përplasjeve, bëri të ditur kreu i shërbimeve të emergjencave, Khaled al-Ansari, për al-Jazeera-n. Ende nuk është e qartë nëse ai ishte protestues apo jo.
Të paktën 16 të tjerë janë raportuar të plagosur nga ngjarjet e dhunshme, njëri prej saçmave që i kanë prekur sytë.
Turmat ishin duke shënuar përvjetorin e protestave të 2011-s kundër ushtrisë, që mori pushtetin përkohësisht pas rrëzimit të presidentit Hosni Mubarak dhe përpara emërimit të pasardhësit të tij, sërish të rrëzuar, Mohamed Morsi, në zgjedhjet e qershorit 2012.
Të paktën 43 persona u vranë dhe mbi 3000 të tjerë u plagosën në përplasjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë, që nisën më 19 nëntor 2011, vetëm 9 muaj para rrëzimit të Mubarak.
Përplasjet shpërthyen pranë selisë së Ligës Arabe, në një nga këndet e sheshit ikonë, teksa protestuesit thërrisnin si kundër presidentit të rrëzuar islamik, Mohamed Morsi, ashtu dhe kundër ushtrisë që e rrëzoi atë në korrik.
Vendi është përçarë thellësisht mes mbështetësve të Morsi-t dhe atyre të ushtrisë, por protestuesit e së martës akuzuan të dy palët se kanë tradhëtuar qëllimet e trazirave të 2011-s, që rrëzuan presidentin Hosni Mubarak.
Qeveria ushtarake i dha pushtetin në 2012-n Morsi-t, një lider veteran i Vllazërisë Muslimane, i cili fitoi në zgjedhjet e para të lira e demokratike presidenciale të Egjiptit.
Por, vetëm 1 vit më vonë, ushtria e rrëzoi atë pas një grusht-shteti, që erdhi pas demonstratave masive kundër mënyrës së qeverisjes së tij në vetëm 1 vit, si dhe instaluan një qeveri të përkohshme përpara zgjedhjeve të parashikuara për vitin e ardhshëm.
Top Channel