Douglas dhe Catherine Zeta-Jones rikthehen së bashku

20/11/2013 00:00

U ndanë për pak kohë për “t’i dhënë më shumë liri njëri-tjetrit” dhe pas reflektimit u rikthyen sërish bashkë.

Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones shkrinë akujt duke mbajtur sërish në këmbë martesën e tyre, që pak javë më parë, mediat gossip në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën e quanin të përfunduar.

“Shpresoj të shpëtoj martesën time dhe ta shoh atë më pozitivisht”, mësohet t’u ketë thënë Douglas disa miqve të tij, kjo sipas revistës GQ.

E njëjta revistë thotë se aktori është shfaqur tejet i lumtur para miqve të tij për ribashkimin me Catherine.

Top Channel