Brazil 2014, vazot e shortit

20/11/2013 16:10

Me Uruguajin që pas suksesit 5-0 në Jordani do të mbyllë sot formalitetin e plejofit të Botërorit në shtëpinë e tij, të 32 emrat e kombeve pjesëmarrëse në Botërorin e Brazilit janë përcaktuar.

Ajo që mbetet ende për të përcaktuar është ndarja në grupe, e cila do të ndikohet nga kriteri gjeografik dhe renditja e skuadrave sipas klasifikimit të FIFA-s.

Kështu, me përjashtim të skuadrave europiane, që janë 13 të ndara në tetë grupe, përfaqësueset e kontinenteve të tjera nuk mund të ndeshen brenda kontinentit në fazën e grupeve.

Pasi FIFA ka përcaktuar tetë ekipet që do të jenë kokë serie, kjo është ndarja që do të kenë skuadrat e tjera sipas vazove.

Kokë Grupi
Brazili, Argjentina, Kolumbia, Uruguaj, Spanja, Gjermania, Belgjika dhe Zvicra

Vazo e Dytë
Japoni, Iran, Korea e Jugut, Australi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë, Kosta Rika dhe Honduras

Vazo e Tretë
Kili, Ekuador, Bregu i Fildishtë, Gana, Algjeri, Nigeri, Kamerun, Francë

Vazo e Katërt

Holandë, Itali, Angli, Portugali, Greqi, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci  dhe Rusi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA