BE, rritja e popullsisë, 80% nga emigracioni

20/11/2013 21:25

80% e shtimit të popullsisë gjatë vitit 2012 në vendet e Bashkimit Europian erdhi si rrjedhojë e emigracionit, raportoi Instituti Europian i Statistikave, “Eurostat”.

Raporti vjetor mbi popullsinë u publikua ditën e mërkurë, duke hedhur dritë me përmasat që ka arritur emigracioni në BE.

Në total, nga 28 vende anëtare, popullsia njohu rritje në 17 prej tyre, me vendin e parë të mbajtur nga Luksemburgu, ndjekur prej Maltës, Suedisë, Britanisë së Madhe dhe Belgjikës.

Rënia më e madhe e popullsisë u regjistrua në tre republikat balltike, Greqi dhe Bullgari, vendi me normën më të lartë të vdekshmërisë gjatë vitit (15,6 për 1 mijë banorë).

Norma më e ulët e vdekshmërisë regjistrohet në Holandë.

Popullsia e përgjithshme e BE-së në 1 janar 2013 ishte prej 505,7 milionë banorë, ndërsa gjatë vitit të shkuar lindën 5,2 milionë foshnje e ndërruan jetë 5 milionë persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA