Armët kimike të Sirisë mund të shkatërrohen në det
20/11/2013 00:00
Armët kimike të regjimit të Bashar al – Assad të Sirisë mund të
përpunohen dhe shkatërrohen në det, bën të ditur Reuters në një lajm
ekskluziv duke cituar burime nga Organizata për Ndalimin e Armëve
Kimike.
Katër ditë pasi Shqipëria refuzoi kërkesën e SHBA-së për të pranuar shkatërrimin në territor të saj të armëve, diplomatë perëndimorë dhe një zyrtar nga ONAK në Hagë i thanë Reuters se po studiohet mundësia e kryerjes së kësaj pune në det të hapur, mbi një anije apo një platformë detare.
Duke konfirmuar diskutimin, zyrtari i OPAK këmbënguli se nuk ka ende vendim: “E vetmja gjë që dimë aktualisht është se kjo është teknikisht e mundshme,” tha ai sot.
Top Channel