Akuza Qeverise për ndihmën sociale

20/11/2013 00:00

Partia Demokratike akuzoi të mërkurën Qeverine se ka lënë në harresë
shtresat më në nevojë të shoqërise me pretendimin se e ka gjetur arkën
bosh.

Por ndersa mori 220 milionë dollarë borxhe, Kryeministri harroi te akordonte 3 milion per pagesat e njerezve ne nevoje, duke shpenzuar per zyrat e veta e te ministrave.
 
“Personat me aftësi të kufizuara dhe te papunët qe përfitojnë ndihmë ekonomike gjatë këtyre tre muajve janë lënë ne mëshirë të fatit nga kjo Qeveri. Kjo administratë gjeti më shumë se 4 milionë dollarë të destinuara për të kryer këto pagesa. Çfarë bëri qeveria? Me rishikimin që i bëri buxhetit, me borxhin prej 220 milionë dollarë që mori, duhej që të parashikonte një pjesë krejt të vogël të kësaj shumë për të verbrit, paraplegjikët, tetraplegjikët apo për të papunët. Qeveria nuk harroi të akordonte fonde për shpenzimet e Kryeministrit, të ministrave, për udhëtime, dieta e rregullime zyrash, por i doli nga mendja të jepte nga 220 milionë dollarë, vetëm 3 milionë për personat me aftësi të kufizuar dhe të papunët.Mungesa e ndjeshmërisë ndaj qytetarëve në nevojë nuk mbulohet dot me sulme të pabazë me gënjeshtra e me shpifje ndaj opozitës. Mijëra familje presin sot ketë pagesë ndaj i kërkojmë Qeverisë të marrë menjëherë masa dhe mos të presë janarin dhe buxhetin e vitit të ardhshëm”, tha deputetja demokrate Jorida Tabaku.

Top Channel