Siri, pengmarrjet një taktikë lufte

19/11/2013 16:00

Hetuesit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara konsideruan se qeveria siriane është duke përdorur rrëmbimet si një taktikë lufte.

Në raportimin e publikuar ditën e enjte, vlerësohet se pengmarrjet janë pjesë e një fushate të mirëstudiuar për të terrorizuar popullsinë civile dhe për të shmangur kështu tundimin e saj për t’iu bashkuar kryengritësve.

OKB gjithashtu paralajmëroi se rrëmbimet e përsonave në një shkallë të tillë mund të konsiderohen si një krim kundër njerëzimit.

Gjithashtu u vërejt se një numër grupesh të opozitës kanë filluar edhe ata të përdorin këtë taktikë.

Besohet se grupet islamike që operojnë në Siri, sidomos organizatat e lidhura ngushtësisht me Al-Kaedën si “Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit” kanë arritur deri aty sa të drejtojnë burgje sekrete ku izolojnë kundërshtarët e tyre.

Raportoi paralajmëroi se edhe kjo taktikë e kryengritësve mund të konsiderohet si një krim kundër njerëzimit.

Pavarësisht përpjekjeve të hetuesve, nuk u arrit të përcaktohej një numër konkret i numrit të të pengmarrëve.

Lufta civile në Siri nisi në Mars 2011, kur një grup oficerësh dezertuan dhe nisën një betejë kundër pushtetit të Bashar al-Assad.

Që prej atëherë, fronti i kryengritësve është rritur shumë në numër dhe mozaikun e forcave që e përbëjnë.

Mbi 120 mijë sirianë kanë humbur jetën në luftime, 2,5 milionë janë refugjatë në vendet fqinje dhe mbi 6,5 milionë kanë braktisur shtëpitë e tyre brenda Sirisë, për t’u shpërngulur për në zona më të sigurta.

Në 2014-n, OKB vlerëson se 75% e popullsisë së Sirisë të ketë nevojë përndihma ushqimore për të mbijetuar.

Në regjistrimin e fundit përpara luftës, Siria numëronte 22 milionë banorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA