Pas barazimit në Firenze, Kolarov: Kur bëhet fjalë për Interin, duket se gjithçka është e lehtë…
Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, deklaroi se mospjesëmarrja e Francës në Botërorin e Brazilit nuk do të ishte fundi i botës.
Skuadra e drejtuar nga Didier Deschamps do të luajë sot ndeshjen e kthimit të play-off-it ndaj Ukrainës pasi ka humbur takimin e parë në Kiev me rezultatin 2-0 dhe Platini hodhi poshtë çdo mundësi favorizimi.
Në deklarata për ‘L’Equipe’, presidenti i UEFA-s tha: “As nuk e di se kush është arbitri i ndeshjes. Ky takim varet nga FIFA dhe jo nga UEFA.”
Platini pranoi se bashkëkombasit e tij do e kenë të vështirë të përmbysin rezultatin, por shtoi se gjithçka është e mundur”: “Askush nuk do vinte bast për një fitore të Ukrainës 2-0 në ndeshjen e parë. Bukuria e futbollit është pikërisht kjo.”
Ish-futbollisti i Juventusit këmbënguli se Franca nuk e ka vendin e siguruar në Botëror vetëm nga emri i saj: “Eliminimi nuk do të ishte fundi i botës. Ka probleme më të rëndësishme se një ndeshje futbolli.”
Top Channel