Obama mbron reformën në shëndetësi

19/11/2013 00:00

“Falë ‘Obamacare’ miliona amerikanë për herë të parë në jetën e tyre do të kenë një sigurim mjekësor dhe nuk do t’u duhet të shesin shtëpinë apo të falimentojnë në rast nevoje”.

Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Barack Obama në lidhje me reformën e tij shëndetësore, përpara një turme prej mbi 200 mijë personash.

Ata e kanë ndjekur fjalimin e presidentit online, përmes faqes së internetit Organize America, që është dhe organizata e tij elektorale.

Pak ditë më parë Obama shpalli një shtyrje njëvjeçare për miliona amerikanë, që janë përballur me mbulimet e sigurimeve të anuluara pas hyrjes në fuqi të ligjit të tij për kujdesin shëndetësor.

I penduar, Obama tha se administrata e tij “ka humbur shpalosjen” e flamurit të arritjes së tij të brendshme. Por, siguruesit, të cilët shkurtuan politikat që nuk plotësojnë kushtet e reja minimale, duke ngritur dyshime mbi rregullimin e ‘Obamacare’.

Një çështje e veçantë me ligjin në fjalë është keqfunksionimi i faqes federale të internetit, nga ku do të bëhej shitja e sigurimeve të reja.

Të enjten, Obama tha se përmirësimet e uebsajtit, që nisi nga funksionimi muajin e kaluar, do të “shënohen dhe do të jenë të dukshme” nga fundi i nëntorit.

Në një konferencë të shkurtër nga Shtëpia e Bardhë, Obama, i cili rrethohet aktualisht nga vlerësimi më i ulët në sondazhe, pranoi të metat, teksa funksionimi i ligjit është një “barrë” më tepër për demokratët e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB