Mary J Blige: Tragjedia e Whitney Houston më zgjoi

19/11/2013 00:00

Në moshën 42-vjeçare Mary J Blige është në një formë të shkëlqyer dhe për këtë gjë falenderon të ndjerën Whitney Houston.

E “zgjuar” nga vdekja shokuese e këngëtares legjendare në shkurt të vitit të kaluar nga një mbidozë, Mary J Blige la pijen dhe ndryshoi tërësisht jetën e saj falë edhe ndihmës së një trajneri personal.

“Ndihem më e fortë se kurrë. Vdekja e Whitney Houston më shokoi krejtësisht. Pashë një person me një talent të jashtëzakonshëm të “avullonte” papritur dhe unë nuk dua të kem një fund të ngjashëm me të”, tha 42-vjeçarja për revistën ‘Shape’.

“Më pëlqen pamja ime e re dhe jam shumë rehat me trupin tim. E di që nuk mund të kthehem në format e viteve të rinisë, por po bëj maksimumin për të qenë sa më në formë që të jetë e mundur”, shtoi Mary J Blige.

Top Channel