Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Të paktën 22 persona humbën jetën pas dy shpërthimeve, në afërsi të ambasadës iraniane, në Bejrut, kryeqytetin e Libanit.
Mes viktimave eshte edhe atasheja kulturor Ebrahim Ansari. Irani konsiderohet si mbështetesi kryesor i grupi militant, shi’it, Hezbollah, i cili ka dërguar lufetaret në Siri për të mbështetur presidentin Bashar Al Asad. Konflikti sirian ka shtuar ndasitë fetare në Liban.
Bejruti jugor, përfshirë edhe zonën rreth ambasadës iraniane konsiderohet si një nga fortesat e levizjes Hezbollah. Është vënë në shenjestër dhe goditur disa herë në sulme muajt e fundit. Sic raporton agjensia e lajmeve Asoshiejtid Press –“dera kryesore e ambasadës u hodh në erë dhe shumë dëmë iu shkaktuan ndërtesës tre-katëshe”.
Associated Press dhe stacioni televiziv i Hezbollahut, “Al Manar” citonte burime qe thane se shperthimi parë u shkaktua nga një sulm kamikaz, ndërsa i dyti ishte një autobombë, shpërthimi i të cilës shkaktoi më shumë dëmë. Sulmi u mor persiper nga nje grup xhihadist i lidhur me Al Kaeden. Kreu grupit “Brigadat Abdullah Azam” e cilesoi si nje “operacion martirizimi, i kryer nga dy heronj nga sunitet e Libanit”.Me 15 gusht, 16 persona u vranë në një shpërthim në jug të Bejrutit, një ngjarje qe u lidh me atë që mediat e quajten “vershim i krizës siriane në Liban”. Luftetaret e Hezbollahut –sic raporton BBC- ishin instrumentet në fitoren strategjike te qeverise siriane në Kusair, në afërsi të kufirit me Libanin, ne fillim te muajit qershor.
Top Channel