Irani zbulon “Fotros”-in, “dronin” raketor

19/11/2013 02:55

Irani ka zbuluar “dronin” më të madh ndonjëherë të pajisur me raketa, i cili është ende në fazat e zhvillimit në republikën islamike, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Ministri i Mbrojtjes, Hossein Dehghan, tha gjatë së hënës se avioni i telekomanduar zbulues dhe luftarak, i pagëzuar me emrin Fotros, mund të mbajë një raketë të rrezes prej 2,000 km, e aftë për mbuluar pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme, përfshi Izraelin.

“Droni Fotros ka një raketë operacionale prej 2,000 km dhe mund të fluturojë në një lartësi prej 7,6 km, për të paktën 16-30 orë fluturimi”, tha ai. “Ky avion i telekomanduar është i aftë të ndërmarrë misione zbulimi, si dhe të mbajë raketa ajër-tokë për operacione luftarake”, është cituar të ketë thënë Dehghan nga agjencia e lajmeve IRNA.

Versioni i mëparshëm “Shahed-129” (Dëshmitari-129) raportohet të ketë një rreze veprimi të ngjashme, por mund të qëndrojë në fluturim për vetëm 24 orë.

Avioni gjuajtës është “testuar me sukses” dhe “tregon se sanksionet e vendosura nga armiqtë nuk përbëjnë një pengesë për progres në industrinë e mbrojtjes”, tha ministri gjatë ceremonisë së zbulimit të dronit.

Ai tha se avioni i ri i telekomanduar përbën një shtesë kyçe strategjike, mes aftësisë ushtarake të Iranit, si dhe u zhvillua pavarësisht sanksioneve të ashpra kundër Iranit, mbi programin e dyshuar bërthamor të tij.

“Sanksionet nga armiqtë nuk mund të përbëjnë pengesë në rrugën e progresit të industrisë tonë mbrojtëse”, është cituar të ketë thënë ai nga IRNA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA