Gjysmë shekulli nga vrasja e Kennedy-t

19/11/2013 00:00

Ka kaluar gjysmë shekulli, tetë presidentë dhe një numër i jashtëzakonshëm teorish konspirative që prej vrasjes së John F. Kennedy, në Dallas në 22 nëntorin e vitit 1963.

Por megjithëse kanë kaluar 5 dekada, koha ka ngrirë në rrugën që përshkroi Kennedy ditën e ekzekutimit të tyre. Fotografitë e kohës dhe ato të shkrepura ditët e sotme në vendet ku Kennedy bëri historinë kanë ngrirë në kujtesën e asaj gjenerate të amerikanëve.

Vende si “Grassy Knoll”, “Texas Book Depository” dhe vendi i ekzekutmit, “Dealey Plaza” janë shndërruar në vende me rëndësi historike të vecantë ku mijëra vizitorë të përvitshëm i regjistrojnë në guidat e tyre.

Nje prej banerave te Kennedy ne garen per Senator te Masacusets. Majtas ne ato vite, djathtas si eshte sot.

Texas Book Depository, vendi nga ku qelloi Lee Harvey Oswald. Fotoshkrirje si ka qene dhe si eshte sot

Lee Harvey Oswald ne nje foto te shkrepur ne oborrin e baneses se tij, me nje pamflet komunist dhe nje pushke ne dore

Shtepia e Lee Harvey Oswald, majtas si eshte sot, djathtas si ishte ne ate kohe

Dealey Plaza, me 1963 njerez qe vendosnin kurora me lule dhe kryenin homazhe ne vendin e ekzekutimit te Kennedy-t dhe kalimtare te sotem

Nga momenti i vrasjes, nje cift mbron femijet pas te shtenave, nderkohe qe nje reporter dhe fotografi i Shtepise se Bardhe shkrepin fotot qe me vone do hynin ne histori. Djathtas, vizitore te diteve te sotme qe fiksojne vendngjarjen me syrin e nje tableti

Teatri i Teksasit. Nje polic tregon me dore vendin ku u arrestua Lee Harvey Oswald. Pjesa me ngjyre e fotos tregojne te njejtat se te njejtat karrige jane edhe sot ne kete teater.

Lee Harvey Oswald u arrestua në Teatrin e Teksasit, pasi më parë kishte vrarë një polic në përpjekje për t’u arratisur, ndërkohë që ndër detajet e shumta që u publikuan më vonë, momenti kur bashkëshortja e Kennedy-t, Jackie hipën mbi makinë dhe ku të gjithë kujtonin se po kërkonte ndihmën e truprojes është keqinterpretuar.

Në fakt Jackie në këto momente paniku instiktivisht hipën mbi sedilje dhe në pjesën e pasme të makinës merr pjesët e kafkës së bashkëshortit të shpërndara nga plumbi që i mori jetën.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta