Gjermanët, në “Wembley” me metro

19/11/2013 00:00

Një eveniment i madh sportiv luhet sot në “Wembley”, me miqësoren
Angli-Gjermani. Për stërvitjen në prag të ndeshjes, kombëtarja gjermane
ka zgjedhur të shkojë në stadium duke përdorur metronë.

Kështu, trajneri Joachim Low është ulur në sedilje me asistentin e tij Hansi Flick përkrah. Ndërsa përballë tyre janë vendosur Marcel Schmelzer, Per Mertesacker, Rene Adler dhe Mats Hummels.

Më pas, me të mbërritur në stadiumin legjendar, ka filluar stërvitja. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB