Gana siguron biletën për në Brazil

19/11/2013 00:00

Gana vuajti më shumë sesa parashikohej, por në fund certifikoi kalimin e saj për në fazën finale të Botërorit që do të zhvillohet në Brazil.

Egjipti mund të ëndërronte për përmbysjen e rezultatit 6-1 të takimit të parë nëse do të kishte shënuar që në fillim dhe nëse do e përfundonte pjesën e parë me një avantazh të thellë. Nuk ndodhi asnjëra nga këto.

Egjiptianët e nisën me vrull ndeshjen, por nuk shënuan deri në minutën e 24, kur Amr Zaki përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit Dauda për të shënuar golin e parë.

Në pjesën e dytë Egjipti pati raste të shumta për shënim, por fati nuk ishte me të. Vetëm në minutën e 84 erdhi goli i dytë, por ishte tepër vonë.

Kevin Prince Boateng vulosi kualifikimin e ganezëve në minutën e 89 dhe e bashkoi përfaqësuesen e tij me 25 skuadrat e tjera tashmë të kualifikuara për në “Brazil 2014”: Brazil, Spanjë, Gjermani, Itali, Angli, Holandë, Belgjikë, Zvicër, Bosnje, Rusi, Argjentinë, Kolumbi, Ekuador, Kili, SHBA, Kosta Rika, Honduras, Japoni, Australi, Iran, Korea e Jugut, Nigeri, Bregu i Fildishtë dhe Kamerun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB