F1, Massa: Dua të mbahem mend nga ferraristët

19/11/2013 00:00

Felipe Massa, i cili këtë fundjavë do të përjetojë garën e tij të fundit me Ferrarin në Formulën 1, është shprehur se do i pëlqente të kujtohej nga tifozët si një “element i rëndësishëm i skuderisë italiane”.

“Do më pëlqente që tifozët të më mbanin mend si një pjesë të rëndësishme të historisë së Ferrarit. Kemi kaluar momente shumë të bukura bashkë, ashtu si edhe momente të vështira. Jam krenar që kam qenë pjesë e një skuderie legjendare si Ferrari. Gjithmonë e kam pasur ëndërr të pilotoja këtë makinë dhe e kam bërë këtë gjë për 10 vite, 8 prej të cilave si pilot zyrtar”, tha braziliani.

Gara e fundit me Ferrarin e Felipe Massa do të zhvillohet në vendlindjen e tij, Brazil: “Do të jetë shumë emocionues për mua fakti që gara e fundit me Skuderinë do të zhvillohet në Interlagos.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB