Britani, ish-ministri: Kam vjedhur

19/11/2013 00:00

Deputeti laburist deri përpara një viti dhe ish-minister i Tony Blair-it
për Evropën në Foreign Office, Denis MacShane ka pranuar në Gjykatën e
Lartë në Londër se ai ka paraqitur në Parlament fatura të rremë
shpenzimesh në shumën e 13 mijë stërlinave për përkthime dhe laptop.

Autoritet parlametare britanike filluan te hetojne faturat e tij ne vitin 2009, pas skandalit te shpenzimeve, qe perfshiu parlamentin britanik.

Me me pas, ceshtja i kaloi New Scotland Yard, e cila gjeti material te mjaftueshem per ndjekje penale. Denis MacShane, i ka perdorur keto fonde per te financuar udhetime neper Evrope.

MacShane e pranoi fajesine perpara Gjyaktes se Larte. Denimi maksimal shkon ne shtate vjet burg, megjithese ai pritet te marrë nje denim shume me te vogël se shtate vjet, denim qe pritet te jepet me 19 dhjetor. Ai dha doreheqjen vitin e kaluar nga Parlamenti pas ndjekjes penale.

Denis MacShane nje eurofil, qe flet disa gjuhe te huaja, ka qene Minister i Ervopes ne Foreign Office, ne Qeverine e Tony Blair per tre vjet, nderkohe qe ne politike hyri pasi per afro tete vjet kishte punuar si gazetar dhe prezantues i BBC.

Denis MacShane njihet si mik i shqiptareve dhe ka shkruar edhe nje liber per Kosoven te titulluar “Why Kosovo still matters ”, ku flet edhe per cka ndodhte ne korridoret e Foreign Office, kur diplomacia britanike ishte e perfshire ne konfliktin ne Kosove.

Ai eshte politikani me i fundit britanik ne listen e deputeteve qe denohen per skandalin e shpenzimeve parlamentare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB