Armët kimike siriane

19/11/2013 00:00

Pas vendimit të Shqipërisë, për t’i thënë jo shkatërrimit të armëve
kimike të Sirisë,  Shtetet e Bashkuara dhe aleatët po shqyrtojnë dy
mundësi, por pa i specifikuar ato.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry – tha të hënën- se asgjë nuk ka dalë jashtë kursit, duke nënvizuar se Organizata për Ndalimin e Armeve Kimike ka kohë deri në fund të vitit për të larguar armët kimike nga Siria.

I pyetur nëse procesi ka mbetur pezull pasi asnjë vend nuk ra dakort për t’i marrë ato, Kerry tha gjatë një konference për shtyp: “Ne jemi në rrugën e duhur. Tani, një vend apo një tjetër mund të ketë shqyrtuar cështjen për t’i marrë këto armë nën juridiksionin e tyre për t’i shkatërruar. Ne nuk jemi pa alternative të tjera. Në fakt, ne mënyre aktive po ndjekim dy alternativa të tjera që na garantojnë aftësinë e plotë për të shkatërruar dhe për të përmbushur afatet”.

Shqipëria, e përballur me protesta –siç shkruan Reuters- nga grupe që kundërshtuan që vendi buzë Adriatikut dhe anëtari i NATO-s po shfrytezohej nga Perendimi tha javën e kaluar se është e pamundur për të marrë pjesë në këtë operacion. Mbeshtetur mbi planin, duhet të shkatërroheshin 1300 tone lende dhe agjente kimike.

Në muajin shtator, i përballur me kërcënimin e një goditje ushtarake nga Shtetet e Bashkuara, presidenti sirian, Bashar Al Assad pranoi të dorëzonte arsenalin e armeve kimike, pas një sulmi me gaz sarin që vrau qindra persona jashtë Damaskut.

 Mbeshtetur mbi planin e miratuar nga Organizata për Ndalimin e Amrve Kimike të premten në Hagë, lendet kimike me te rrezikshme do te trasportoheshin jashte Sirise, me 31 Dhjetor dhe te shkaterroheshin nga 15 dhjetori deri me 15 Mars si dhe te gjithe materialet kimike, tashme te deklaruar duhet te eleminoheshin me 30 Qershor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB