Presidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner iu rikthye punës pasi iu nënshtrua një operacioni në tru.
Fernandez u takua gjatë të martës me anëtarët e kabinetit dhe zëvendëspresidentin Amado Boudou, i cili udhëhoqi administratën gjatë mungesës së saj 6-javore.
Fernandez gjithashtu postoi në rrjet një videomesazh, në të cilin falenderonte të gjithë ata që i qëndruan pranë në këto momente të vështira.
60-vjeçarja, e cila u diagnostikua në 2011-n me një kancer në tiroide, realizoi një operacion në datën 8 Tetor, për të hequr një copëz gjaku të mpiksur në tru që rrezikonte t’i shkaktonte një iktus.
Problemi u gjet gjatë një kontrolli rutinë dhe pas operacionit, presidentja u mbajt në spital për dy javë.
Ndonëse rikthehet në detyrë, shëndeti i Fernandez do të vazhdojë të jetë i monitoruar, me teste të tjera që ajo do të realizojë në dhjetor.
Top Channel