Pas barazimit në Firenze, Kolarov: Kur bëhet fjalë për Interin, duket se gjithçka është e lehtë…
Spanja na mund edhe në Shqipëri, këtë herë 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në Elbasan, të vlefshme për eliminatoret e kampionatit europian.
Jemi përballur thuajse si të barabartë me kampionët në fuqi, të paktën deri në minutën e 66-të. Edhe pse në skuadrën spanjolle luajnë lojtarë formacioni të skuadrave të mëdha si Barcelona dhe Real Madrid, epërsia nuk ishte e dukshme.
Goli i parë i shënuar nga Munian, lojtar i Bilbaos ndërsa goli i dytë u realizua nga Deulofeu, lojtar që aktivizohet në radhët e Evertonit.
Pas 6 ndeshjeve përfaqësuesja e Spanjës regjistron 6 fitore ndërsa ajo kuqezi, ka 7 ndeshje 6 humbje dhe vetëm një fitore, rezultate këto që e lën në vendin e fundit në grup, kur ka mbetur edhe një ndeshje që do ta luajmë më datë 5 mars në Austri.
Top Channel