Siri, vritet komandanti i kryengritësve

18/11/2013 16:20

Një prej kryekomandantëve të kryengritësve sirianë ndërroi jetë pas plagëve të marra gjatë një bombardimi ajror që forcat e ushtrisë së rregullt realizuan mbi një pikë të rëndësishme strategjike të kontrolluar prej rebelëve në Alepo.

Abdul Qadir el-Saleh, lideri i fraksionit kryengritës “Liwa al-Tawhid” ndërroi jetë në orët e para të së hënës, pasi u plagos ditën e enjte.

“Liwa al-Tawhid” është një prej grupimeve kryesore të opozitës që lufton në krahinën e Alepos, ndërsa ka një numër të përgjithshëm prej 8-10 mijë luftëtarësh.

Ndërkohë, figura të rëndësishme të regjimit sirian ndodhen në Moskë, për të diskutuar përpara mbajtjes eventuale të një konference paqe.

Zëvendësministri i Jashtëm, Faisal Mekdad udhëheq takimin me homolegët e tij rusë.

Fronti Kombëtar Sirian, organizata që përfaqëson lëvizjen kryengritëse siriane konfirmoi se kishte marrë një ftesë prej autoriteteve ruse për të marrë pjesë gjithashtu në takim, por se asnjë prej liderave nuk mundi të ishte i pranishëm për shkak të takimeve të fiksuara që më parë në axhendën e punës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA