Shkodër, Festivali Mbarëkombëtar i Fëmijëve
18/11/2013 00:00
Përfundoi Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë.
Edicioni i 51 është mbajtur sërish në qytetin e Shkodrës dhe në natën finale u interpretuan 24 këngë.
Fitues të çmimit të parë janë shpallur Lidia Mazniku dhe Diego Zelko me këngën “Sytë e Tu”, me tekst të Jorgo Papingjit dhe muzikë të Xhavit Ujkanit.
Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë u organizua nga Bashkia e qytetit me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe një sërë institucionesh.
Në këtë festival që tashmë është traditë marrin pjesë fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare.
Top Channel