Ka zona të tëra në Shqipëri që sot janë braktisur. Jo thjesht se janë të thella dhe mundësitë atje janë të pakta, por sepse në mëse 20 vjet investimet kanë munguar në menyre tërësore.

Ka raste kur ato bëhen vetëm në letër, ndërsa në realitet nuk egzistojne. i tillë është edhe rasti i zonës së Maleshovës në rrethin e Përmetit një rrugë e premtuar, që prodhoi një rrugë kurrë të përfunduar.

Një komunitet që dha lekë të tijat për të, por që nuk mori kurrë asgjë, .përveç një rruge fantazëm.

Kane fluturuar miliona në shtegun që marrim nga gryka e Këlcyrës për në fshatin Mbrezhdan.

Rruga që ka egzistuar që në vitet 60 ka marrë një dorë investimesh më shumë se të çuditshme në vite të ndryshme pas 2006-s, siç thonë banorët, të çuditshme sepse gjendja e saj s’ka ndryshuar aspak, ndryshe nga ç’është raportuar e trumbetuar edhe në media.

Punimet sipas tyre u bënë me mjete ushtrie, por ajo që mbeti pas ishte e njëjta rrugë me atë që ishte hapur që në kohëen e komunizmit për të mos thënë gjendja e saj degradoi edhe më shumë.

Rruga sa vjen e vështirësohet, shtëpi të braktisura, të heshtura e banorë të pakët në këtë zonë që i përket bashkisë Këlcyrë.

Nga Mbrezhdani, ku është hedhur një 7 milionësh i bollshëm sipas letrave vetëm për dhjetëra metra rrugë brenda fshatit, udhëtojme drejt Leskajt, fshatit më të largët të zonës.

Në këtë pjesë banorët kane investuar vetë nga parate e tyre për të hapur rrugën.

Gjithësekush ka dhene nje shume te caktuar. Edhe emigrantet, te gjithe kanë paguar… E megjithate, pa nje makine te larte udhetimi do te ishte i pamundur.

Investimet rrugore ne kete zone u ndane ne dy pjese. Njera ishte ajo shteterore ne aksin kryesor qe egzistonte qe me pare me me shume se 15 milione leke te reja investim, ku u perdoren makineri te ushtrise per diku 10 kilometra dhe tjetra ajo private ne rruget qe hyjne neper fshatra me fondet e banoreve qe hodhen nga buxhetet familjare shuma te konsiderueshme per të ardhurat e tyre.

Banoret kane nje mikepritje te rralle qe shkon pertej veshtiresive qe e kane mbytur jo pak kete zone.

Ata te tregojne se dikur ketu ka patur shkolle 8-vjeçare, të mesme, qender mjekësore, madje edhe qendër kulturore, ndërsa sot ka vetem heshtje. Nga 50 familjet e dikushme, kanë mbetur vetëm 5 apo 6.

E njejta gje ka ndodhur edhe ne Maleshove. Aksi kryesor qe te çon eshte skandaloz, ashtu si ai qe dredhon deri fshat, fonde te rrjedhura per s’dihet se ku.

Në zonen e Maleshoves, tradita mplekset kudo me bukurite natyrore…bota keto zona i ka prioritare ne sektorin e turizmit, ndryshe nga ne qe i shfrytezojme siç tregojne faktet e servirura nga banoret per te zgrapur diçka, ku te mundemi, edhe grimcat me te vogla… gjithçka.

Eshte realiteti i 23 viteve te demokracise shqiptare…me prestigjatore politike qe zhdukin fonde e investime bashke. Per kete rruge ka patur edhe nje denoncim disa vite me pare ne prokurori nga disa keshilltare te bashkise Kelcyre qe edhe e perfshin kete zone, por edhe ai firoi si te tjerët apo u zhduk nuk dihet se ku .

Ata ndihen te tradhetuar, nga premtimet, nga mundesite e padhena, nga vitet qe zene njeri-tjetrin e qe nxihen bashke me guret e shtepive te tyre. Jane po aq te hershme e te pandryshueshme.

Limari eshte pasqyre e pjeses tjeter vetem pak kilometra me tej. Fshati i Sejfulla Maleshoves intelektualit te famshem eshte hije e vetevetes siç tregojne banoret e mbetur.

Me se shumti u mbetet te flasin per te shkuaren sepse e tashmja s’ka ofruar asgje dhe e ardhmja duket po aq e zymte sa pjesa tjeter.

Nuk kerkojne asgje me shume nga shteti sesa te marre pergjegjesite qe i takojne duke realizuar detyrimet e tij. Ata janë aty, nuk kane humbur, nuk janë larguar, jane ende pjese e se njejtes harte edhe pse ndoshta kete dikush e ka harruar kohe me pare.

Zerin e kane te qarte edhe pse tek dikush vjen i ngjirur, akuzat edhe me te qarta edhe pse dikush nuk do t’i degjoje.

Fundja kjo eshte Shqiperia. Zeri i njerezve pak vjen apo shkon aty ku duhet, ai shpesh behet i padegjueshem, i padukshem si edhe rruga e ketushme.

Ndoshta nuk jane miliona euro e megjithate per banoret e ketushem ato kane vlere pafund sepse kane vleren e nje jete…

Ky eshte realiteti i zones se Maleshoves dhe investimeve fantazem qe as nuk shihen e as nuk preken kerrkund …

Top Channel