Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Punëtorët e impiantit bërthamor të Fukushimas nisën zhvendosjen e
shufrave të karburantit nga rezervuari në ndërtesën e reaktorit të
njësisë 4, nje operacion që parashikohet të zgjasë dy dite, siç raporton
edhe operatori Tepco.
Ekspertet thonë se shpërthimet e hidrogjenit, pas tërmetit dhe cunamit të Marsit të vitit 2011- i kanë bërë pajisjet në rezervuaret ekzistuese më të cënueshëm, në rast lëkundjesh të tjera. Shufrat e karburantit jane tuba 4 metra te gjate, të cilët përmbajnë copeza të vogla metalike të uraniumit dhe ekziston frika, se disa mund te jene demtuar rende gjate katastrofës natyrore.
Kur goditi cunami, uji përmbyti sistemet e ftohjes në tre reaktoret e impiantit bërthamor të Fukushimës, i cili pesoi një shkrirje të pjesshme. Njësia 4 iu nënshtuar mirembajtjes, kësisoj shufrat e karburantit u ruajtën.
Por shtimi i hidrogjenit shkaktoi një shpërthim në Njësinë 4, duke dëmtuar rëndë strukturën e tij.
Kreu i Autoritetit të Rregullimit Bërthamor paralajmeroi se rrenojat nga shpërthimi në rezervuarin mund të përbjënë një rrezik. “karburanti duhet te trajtohet me shume kujdes. Eshte e nevojshme qe shufrat te mos nxirren me force nese ngecin mes rrenojave”. Impianti bërthamor i Fukushimës pësoi disa problem muajt e fundit, perfshire edhe rrjedhje te ujerave te helmet dhe gabime njerezore.
Top Channel